Universitetit të Tiranës i është akorduar nga Komisioni Evropian “Erasmus Charter for Higher Education” (ECHE), e vlefshme deri më 31 Dhjetor 2029 . Ky certifikim është një njohje e rëndësishme që i mundëson universitetit tonë të marrë pjesë në mënyrë të plotë në Programin Erasmus+, duke përfshirë aktivitete të mobilitetit dhe projekte bashkëpunimi ndërkombëtar.
Vlerat dhe përfitimet e “Erasmus Charter for Higher Education” për Universitetin e Tiranës janë:
- Ndërkombëtarizimi i Arsimit;
- Rritja e Cilësisë Akademike;
- Zgjerimi i Mundësive për Studentët dhe Stafin;
- Promovimi i Diversitetit Kulturor;
- Zhvillimi i Kapaciteteve Institucionale.
Me këtë certifikim, studentët dhe stafi ynë do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një gamë e gjerë e mundësive të mobilitetit ndërkombëtar, duke përfshirë studime dhe trajnime në universitetet partnere në gjithë Evropën.
Për më shumë informacione referojuni link-ut: