Bazuar në urdhërin e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr.91, datë 09.03.2020 “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike”, si dhe në urdhërin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 135, datë 09.03.2020, Rektorati në mbledhjen e tij të datës 09.03.2020:
VENDOSI: Ndërprerjen e procesit mësimor dhe aktiviteteve me pjesëmarrje masive në Universitetin e Tiranës për një periudhë 2 (dy) javore.
Vendimi i Rektoratit nr. 1, datë 09.03.2020 “Për ndërprerjen e procesit mësimor në Universitetin e Tiranës” (Kliko këtu)