Zgjedhjet e reja në Konferencën e Rektorëve - UNIVERSITETI I TIRANËS

Zgjedhjet e reja në Konferencën e Rektorëve

Zgjedhjet e reja në Konferencën e Rektorëve 

U mblodh sot Konferenca e Rektorëve, me rektorë të universiteteve publike dhe jopublike në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi u zgjodh Kryetari i Konferencës së Rektorëve, detyrë të cilën do të vazhdojë ta mbajë Rektori i UT-së, Prof. Dr. Artan Hoxha. Gjithashtu u zgjodhën edhe dy nën kryetarët, Prof. Dr. Tonin Gjuraj për IAL-të publike, dhe Prof. Dr. Besnik Aliaj për IAL-të private. 

Në këtë takim mori pjesë edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, e cila gjatë fjalës përshëndetëse vlerësoi bashkëpunimin për fuqizimin e universiteteve, zgjerimin e programeve në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe punën e përbashkët për profilizimin e universiteteve rajonale. 

Kryetari i Konferencës, profesor Artan Hoxha gjatë fjalës së tij theksoi se kanë qënë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Arsimit, në interes të zhvillimit të Arsimit të Lartë në vënd dhe nevojave të shoqërisë. Ai i’u uroj suksese të gjithë të pranishmëve për detyrat që kanë marrë përsipër këtë mandat.

 

Uni Education by Shark Themes