
Klikoni mbi logo për të vizituar faqen zyrtare të UNINOVIS.
Universiteti i Tiranës është një nga institucionet më të rëndësishme arsimore në Shqipëri dhe ka një përfshirje të gjerë në bashkëpunimet ndërkombëtare.
UNINOVIS – The New European University është një aleancë ndëruniversitare që synon të forcojë bashkëpunimin midis universiteteve europiane përmes inovacionit, shkëmbimit akademik dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo aleancë mbledh së bashku institucione të arsimit të lartë që ndajnë një vizion të përbashkët për të krijuar një mjedis arsimor ndërkombëtar, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt sfidave të së ardhmes.
Qëllimi i UNINOVIS – Data for L.I.F.E. është krijimi i një aleance prej shtatë institucioneve të arsimit të lartë, të shpërndara në të gjithë Evropën, e cila synon të kombinojë ekspertizën e saj për të përmirësuar ndjeshëm kapacitetet dhe aftësitë për të kuptuar, analizuar, menaxhuar, përdorur dhe mbrojtur të dhënat në BE. Fokusi i kësaj aleance në zhvillimin e shkencës së të dhënave dhe promovimin e kompetencave digjitale dhe teknologjike përbën elementët unikë të kontributit të saj në kapërcimin e sfidave të shekullit XXI.
Përmes pjesëmarrjes në UNINOVIS, Universiteti i Tiranës angazhohet në:
- Zhvillimin e programeve të përbashkëta studimi dhe kërkimi;
- Nxitjen e mobilitetit të studentëve dhe stafit akademik;
- Bashkëpunimin për zgjidhjen e sfidave globale përmes dijes dhe inovacionit;
- Krijimin e një kampusi virtual europian ku studentët përfitojnë nga një edukim i shumëanshëm dhe ndërkulturor.
Aleanca UNINOVIS është një pjesë e iniciativës së Universiteteve Evropiane, të mbështetur nga Komisioni Evropian, që synon të ndërtojë një hapësirë të përbashkët arsimore dhe kërkimore në Evropë.
Gjithashtu, Universiteti i Tiranës është pjesë e 12 rrjeteve ndërkombëtare të bashkëpunimit universitar, të cilat përfshijnë partneritete në kërkimin shkencor, shkëmbime akademike, projekte të përbashkëta dhe programe të përbashkëta studimi.
Për tu njohur mbi aktivitetet e organizuara në kuadër të UNINOVIS