Nënshkrimi i deklaratës së përbashkët së Universitetit të Tiranës me 6 (gjashtë) universitete evropiane në kuadër të aleancës UNINoVIS - UNIVERSITETI I TIRANËS

Nënshkrimi i deklaratës së përbashkët së Universitetit të Tiranës me 6 (gjashtë) universitete evropiane në kuadër të aleancës UNINoVIS

     Në datën 10 Janar 2024 Rektorët e 7 (shtatë) Universiteteve partnere të aleancës UNINOVIS EUROPEAN UNIVERSITY DATA FOR L.I.F.E (Universiteti Sorbonne Paris Nord, Francë, Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Tampere Finlandë, Universiteti i Shkencave të Aplikuara Würzburg-Schweinfurt, Gjermani, Universiteti i Malagës, Spanjë, Universiteti i Campania-s “Luigi Vanvitelli”, Itali dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara i Kaunasit, Lituani), me praninë e Dekanëve të fakulteteve  të UT-së, nënshkruan deklaratën e përbashkët e cila përcakton misionin dhe qëllimet afatgjata të Aleancës si më poshtë:  

    1. Lifelong learning in data; 
    2. Integrate innovation ecosystems; 
    3. Foster green and digital transition; 
    4. Excellence in comprehending, analyzing, utilizing, managing and safeguarding data. 

Deklaratë e përbashkët e cila përcakton misionin dhe qëllimet afatgjata të Aleancës (Kliko këtu)

Universiteti Evropian UNINOVIS DATA FOR L.I.F.E, i cili do të ketë zyrën e tij fizike në Universitetin partner Sorbonne Paris Nord, Paris, Francë, do mundësojë bashkëpunimin midis universiteteve partnere si dhe me partnerët e asociuar (Universiteti i Shkencave të Palikuara në Hague, Hollandë, Universiteti Teknik i Austrisë, etj., institucione shtetërore qendrore, lokale, biznesin, etj) në secilin shtet përkatës për zhvillimin e programeve të reja, kërkimin shkencor, ofrimin e shërbimeve dhe rritjen e kapaciteteve në funksion të zhvillimit akademik, ekonomik, teknologjik, social dhe kulturor.   

Studentët dhe personeli akademik i Univeristetit të Tiranës do të kenë mundësinë të jenë pjesë e programeve të përbashkëta apo të dyfishta midis universiteteve të aleancës  si dhe do të mund të kryejnë një pjesë të studimeve të tyre në njërin nga universitetet partnere.  

Gjithashtu, diploma e përbashkët do ju mundësojë studentëve të zgjedhin universitetin në të cilin duan të zhvillojnë një pjesë të studimeve të tyre, praktikën dhe aktivitete të tjera mësimore – shkencore.  

Personeli i Universiteteve të aleancës do të angazhohen në zhvillimin e projekteve në fushat prioritare lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.