Më datë 9 Qershor 2017, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni priti në një takim pune z. Marash Dukaj, zv/Ministër i Ministrisë së Arsimit dhe z. Leon Gjokaj, zv/Ministër i Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Popujve Pakicë.
Rektori Koni pas një përshkrimi të shkurtër të universitetit theksoi se një nga prioritetet e Universitetit të Tiranës është mbështetja e studentëve nga trojet edhe pse aplikmet janë të pakta në numër nga shqiptarët e Malit të Zi.
Prof. Dr. Mynyr Koni shprehu gadishmërinë e tij se çdo aplikim do të realizohet edhe për faktin se kuotat e studentëve nga trojet miratohen nga Universiteti i Tiranës.
Z. Dukaj dhe Z. Gjokaj falenderuan Universitetin e Tiranës dhe Rektorin ,Prof. Dr. Mynyr Koni për mbështetjen e pakushtëzuar që u ofrohet studentëve nga trojet.
Ata parashtruan si kërkesë që kuotat për studentët nga trojet të rriten si dhe kërkuan garanci që të gjitha aplikimet të realizohen.
Gjithashtu, z. Dukaj dhe z. Gjokaj u shprehen se studentët nga trojet të Malit të Zi janë të interesuar edhe për studimet e ciklit të tretë.