Një ndër prioritetet e Universitetit të Tiranës është bashkëpunimi ndërkombëtar dhe pjesëmarrja në projektet e përbashkëta që ofron Bashkimi Europian në fushën e Arsimit të Lartë. UT prej disa vitesh është përfshirë si institucion partner në programin Tempus. Programi Tempus është një nga programet e Bashkimit Europian, i cili ka për synim modernizimin e arsimit të lartë në vendet që rrethojnë shtetet e BE-së në Ballkanin Perëndimor, Evropën Lindore, Azinë Qendrore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore duke e afruar nivelin e arsimit të tyre të lartë me standardet e BE-së. Objektivat e tij i ka të ndara në tre kategori të mëdha që janë: reformimi i kurrikulave, reforma e menaxhimit dhe impakti i arsimit të lartë në shoqëri.
Universiteti i Tiranës ka qënë partner në disa projekte Tempus, të tilla si:
- Strew
- Interface
- Eureqa
- PROJEKTI STREW
Universiteti i Tiranës ka qenë pjesë e projektit STREW të Programit Tempus. Ky projekt ka pasur një kohëzgjatje tre vjeçare dhe ka filluar në 15 tetor 2010 dhe ka mbaruar në 14 tetor 2013. Titulli i projektit ishte “Ndërtimi i kapaciteteve për reformat strukturore në arsimin e lartë për vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Ideja kryesore e projektit ishte që të lehtësonte avancimin në reformën strukturore të arsimi të lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të avancuar drejt standardeve europiane të arsmit të lartë.
Kjo do të arrihej përmes:
- Shkëmbimit të përvojës brenda rajonit në lidhje me reformën strukturore të arsimit të lartë dhe krahasimin me praktikat më të mira të BE-së.
- Forcimin e kapaciteteve në drejtim të rritjes së ndikimit të institucioneve të arsimit të lartë në hartimin dhe implementimin e politikave në arsimin e lartë.
- Në pjesëmarrjen dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të të gjithë aktorëve të arsmit të lartë në rajon dhe në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për sfidat aktuale në reformën strukturore të arsimit të lartë.
Target grupi i këtij projekti ishin administratorët e institucione të arsimit të lartë dhe hartuesit e politikave nga Ballkani Perëndimor.
Qëllimet specfike të projektit ishin:
- Forcimi i bashkëpunimit rajonal për çështjet e arsimit të lartë dhe çështjet që lidhen me përafrimin e rajonit drejt praktikave europiane të arsimit të lartë.
- Rritja e kapaciteteve të administratës së inistucioneve të arsimit të lartë për çështjet që lidhen me modernizimin e axhendës së BE-së.
- Hartimi i një plani të përbashkët të reformës strukturore, duke marrë në konsideratë përvojën më të mirë europiane.
Në këtë projekt ishin të përfshirë këta partner:
- Autoritetet e BE-së të arsimit të lartë:
- Autoriteti i Arsimit të Lartë të Irlandës
- Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsimin e Lartë
- Instituti i Teknologjisë së Dublinit
- Universiteti i Stokholmit
- Middlesex University
- OJQ-të:
- Qendra për Arsim të Politikës së Beogradit
Partnerët e asocuar me vetë-financim:
- Këshilli për Bashkëpunim Rajonal
- Ministria e Punëve Civile, Bosnje dhe Herzegovinë
Institucionet e Arsimit të Lartë:
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Shqipëria
- Agjencia për Zhvillim në Arsimin e Lartë dhe Sigurimi i Cilësisë, Bosnje dhe Herzegovinë
- Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Republika e Srpska
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Maqedoni
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Mali i Zi
- Ministria e Arsimit, Serbia
- Këshilli Kombëtar për Arsimin e Lartë, Serbia
- Komisioni për Akreditim dhe sigurimin e cilësisë
Universitetet:
- Universiteti i Durrësit ‘‘Aleksandër Moisiu’’
- Universiteti i Tiranës
- Universiteti i Banja Lukës
- Universiteti i Mostarit
- Universiteti i Sarajevos
- Universiteti i St. Kliment Ohridski në Bitola
- Universiteti “Goce Delcev” University në Shtip
- Universiteti i Malit të Zi
- Universiteti i Beogradit
- Universiteti i Novi Sadit
Për më shumë informacioni, ju lutemi vizitoni: http://www.strew.uns.ac.rs/
- PROJEKTI INTERFACE
Një tjetër projekt i programit Tempus në të cilin Universiteti i Tiranës ka qënë partner nga viti 2010 deri më vitin 2014 është projekti Interface. Synimi kryesor i këtij projekti ka qënë të ndihmojë të diplomuarit të hyjnë në tregun e punës dhe të të rrisë punësimin e alumnit përmes partneriteteve me ndërmarrjet, si dhe bazuar në këto partneritete synohej ngritja e një sistemi të të ‘‘Mësuari gjatë Gjithë Jetës’’ (Lifelong Learning LLL). Për këtë qëllim projekti Interface ndihmoi në ngritjen e Qëndrave të Karrierës.
INTERFACE kontribuoi në përmbushjen e pesë objektivave specifikë:
- Rritjen e punësimit të të diplomuarve në universitet;
- Ofrimin e të ‘‘Mësuarit gjatë Gjithë Jetës’’ si dhe ofrimin e trajnimeve për akademikët dhe komunitetin në përgjithësi;
- Transferimin e dijes akademike në shoqëri;
- Luftimin e fenomenit të ‘ikjes së trurit’;
- Ngritjen e një sistemi të të mësuarit të vazhdueshëm dhe të përmirësimit të cilësisë për universitetin.
Tashmë në Universitetin e Tiranës, falë mbështetjes së këtij projekti janë ngritur Zyrat e Karrierës në disa Fakultete: në Fakultetin e Ekonomisë, në Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Këto zyra karriere lehtësojnë hyrjen e të diplomuarve në tregun e punës përmes shërbimeve individuale të këshillimit të karrierës si dhe bashkëpunimeve të ndryshme me bizneset.
Studentët kanë mundësi të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të jenë të suksesshëm në tregun e punës. Përmes shërbimeve të këshillimit në karrierë, mundësitë e bursave, mundësitë e internship-ve, sesione informuese dhe aktivitete të tjera, këto zyra karriere kanë krijuar një lidhje mes studentëve, institucioneve publike dhe private të cilat mund të jenë punëdhënësit e ardhshëm të tyre.
Për më shumë informacioni, ju lutemi vizitoni:http://www.interface.uns.ac.rs/
- PROJEKTI EUREQA (Empowering Universities to fulfill their Responsibility for Quality Assurance)
Projekti “Fuqizimi i universiteteve për të përmbushur përgjegjësitë e veta për sigurimin e cilësisë” (EUREQA, 2012-2015), është një tjetër projekt i financuar nga programi TEMPUS i Komisionit Evropian në të cilin Universiteti i Tiranës është partner. Projekti ka për qëllim të ndihmojë universitetet në vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë) të përmirësojnë sigurimin e brendshëm të cilësisë dhe krijimin e një kulture të cilësisë. Projekti do të fokusohet në ndërtimin e kapaciteteve të gjera të aktorëve kyç institucional, në lidhje me sigurimin e cilësisë përmes trajnimeve, menorimit dhe vizitave studimore.
Përmes një serë trajnimesh, vizitash studimore, konferenca ndërkombëtare të organizuara për stafin e universiteteve partnere, projekti do të inkurajojë shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencës përmes pjesëmarrësve.
Rezultatet e pritura:
- Njohuri të thella dhe të kuptuarit e trendeve dhe praktikave më të mira të sigurimit të cilësisë së brendshme në Europë;
- Shtimi i kapacitetit të partnerëve për të forcuar kulturat e cilësisë, duke përmbushur kërkesat e sigurimit të cilësisë së brendshme;
- Plane institucionale veprimi për sigurimin e cilësisë;
- Manual i sigurimit të cilësisë, i adaptuar për kontekstet institucionale dhe ato të rajonit;
- Krijimi i network-ut midis partnerëve.
Për më shumë informacioni, ju lutemi vizitoni: http://www.eureqa-tempus.eu/
