Titulli i Disertacionit: Pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit. Rasti i Shqipërisë.
-
Autori: Igli TOLA
-
Institucioni: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Financës
-
Fusha e studimit: Financë
-
Data e publikimit: 09.03.2026
-
Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Igli TOLA
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)
Abstrakti
Ky studim shqyrton mekanizmat dhe shtrirjen e pastrimit të parave në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri, si një fushë me ndjeshmëri të lartë ndaj flukseve të paligjshme financiare. Në një perspektivë globale, ky fenomen përbën një sfidë të gjerë ekonomike dhe ligjore, që minon stabilitetin e tregjeve dhe besimin publik. Kërkimi ndërthur qasje ekonomike, juridike dhe institucionale për të ndërtuar një kuadër të integruar analizimi. Fokusi kryesor është vendosur te ndërtimi dhe tregu imobiliar, ku përmes krahasimeve ndërkombëtare dhe shqyrtimit të rasteve konkrete, identifikohen modelet, aktorët dhe faktorët që mundësojnë pastrimin e kapitalit kriminal. Studimi mbështetet në të dhëna empirike dhe perceptime ekspertësh për të evidentuar boshllëqe rregullatore dhe praktika me rrezik të shtuar. Rezultatet synojnë të kontribuojnë në literaturën shkencore dhe të udhëheqin politikëbërësit drejt masave që forcojnë transparencën dhe integritetin financiar të sektorit të ndërtimit në Shqipëri.
Fusha: tregje financiare, sektor ndërtimi, krim ekonomik
Fjalët kyçe: pastrim parash, ekonomi joformale, transparencë financiare, rrezik rregullator, integritet institucional
JEL codes: F38, G28, K42, O17, R33
Abstract
This dissertation examines the mechanisms and extent of money laundering within Albania’s real estate sector — a field particularly prone to illicit financial infiltration. From a global standpoint, money laundering poses a structural challenge to economic integrity and institutional trust. The research adopts an integrated framework that merges legal, financial, and policy perspectives to understand how systemic gaps enable such practices. Focusing on the construction and property markets, it analyzes case studies and cross-country comparisons to trace behavioral patterns, high-risk actors, and structural vulnerabilities. Empirical data and expert insights are employed to reveal inconsistencies in enforcement and oversight. The study offers both theoretical and practical value—expanding academic understanding while providing policy recommendations to enhance transparency and safeguard the financial integrity of Albania’s construction and real estate sectors.
Field of study: financial markets, construction sector, economic crime
Keywords: money laundering, informal economy, financial transparency, regulatory risk, institutional integrity
