Klara PRIFTI - NDIKIMI I MENAXHIMIT STRATEGJIK TË BURIMEVE NJERËZORE NË PERFORMANCËN E KOMPANIVE - UNIVERSITETI I TIRANËS

Klara PRIFTI – NDIKIMI I MENAXHIMIT STRATEGJIK TË BURIMEVE NJERËZORE NË PERFORMANCËN E KOMPANIVE

 

Titulli i Disertacionit:  NDIKIMI I MENAXHIMIT STRATEGJIK TË BURIMEVE NJERËZORE NË PERFORMANCËN E KOMPANIVE
Autori: Klara PRIFTI
  • Institucioni: Universiteti i Tiranës,  Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Menaxhimit
  • Fusha e studimit:  Menaxhim
  • Data e publikimit: 24.06.2026
  • Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Klara PRIFTI
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)

 

Abstrakti

Në kontekstin e zhvillimeve ekonomike bashkëkohore dhe transformimit të ekonomive në tranzicion, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore po konsolidohet si një faktor kyç në rritjen e performancës organizative dhe ndërtimin e avantazhit konkurrues afatgjatë. Megjithatë, mënyra se si MBNJ funksionon si një sistem i integruar praktikash dhe si ndërvepron me strategjinë e organizatës, zbulimi i kutisë së zezë, sidomos në ekonomitë në zhvillim dhe veçanërisht në sektorin privat shqiptar, mbetet pak e studiuar. Ky studim synon të adresojë këtë boshllëk kërkimor duke analizuar ndikimin e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore në performancën organizative, përmes një qasjeje sistemike që përfshin rolin e MBNJ-së, praktikat e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe integrimin horizontal dhe vertikal të tyre.

Qëllimi i studimit është zhvillimi dhe testimi empirik i një modeli konceptual gjithëpërfshirës në kontekstin e bizneseve private shqiptare, i cili operacionalizon Menaxhimin Strategjik të Burimeve Njerëzore si një konfigurim të koordinuar rolesh dhe praktikash të MBNJ-së. Modeli teorik mbështetet në literaturën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore dhe në qasjet e përputhjes strategjike, duke theksuar se performanca organizative gjenerohet përmes funksionimit sistemik të praktikave të MBNJ-së dhe lidhjes së tyre me objektivat strategjikë të organizatës.

Të dhënat empirike janë mbledhur përmes pyetësorëve të strukturuar nga drejtues dhe menaxherë në kompani private shqiptare me mbi pesëdhjetë punonjës dhe janë analizuar përmes modelimit të ekuacioneve strukturore, duke përdorur paketën lavaan në mjedisin statistikor R. Kjo qasje metodologjike mundëson testimin e marrëdhënieve direkte dhe indirekte ndërmjet konstruktëve latentë të modelit dhe vlerësimin e funksionimit të MSBNJ-së si sistem.

Rezultatet empirike konfirmojnë rëndësinë e strategjisë së kompanisë dhe të qasjes strategjike ndaj Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në përmirësimin e performancës organizative, duke evidentuar se arkitektura strategjike e MBNJ-së luan një rol qendror në krijimin e vlerës për organizatën. Roli i MBNJ-së shfaqet si një mekanizëm i rëndësishëm ndërmjetësues në këtë marrëdhënie, ndërsa praktikat e burimeve njerëzore, nuk demonstrojnë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe konsistent në performancë. Kjo sugjeron se efektet e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore materializohen kryesisht në nivel strategjik dhe institucional, më tepër sesa në nivelin operacional të zbatimit të praktikave, duke reflektuar specifikat strukturore, organizative dhe kontekstuale të bizneseve shqiptare. Studimi kontribuon në literaturën ekzistuese duke ofruar evidencë empirike nga një kontekst i nënstudiuar dhe duke zgjeruar kuptimin mbi kutinë e zezë në ekonomitë në tranzicion. Në aspektin praktik, gjetjet ofrojnë udhëzime për drejtuesit e organizatave private mbi ndërtimin dhe forcimin e sistemeve të integruara të menaxhimit të burimeve njerëzore, të përafruara me strategjinë e biznesit.

Fusha: Menaxhimi i Burimeve Njerëzore

Fjalët kyce: Menaxhimi i Strategjik Burimeve Njerëzore, Performanca e kompanisë, Praktikat e MBNJ, Roli i Burimeve Njerëzore, Rezultatet e MBNJ, Ekonomi në zhvillim

 

 

Abstract

In the context of contemporary economic developments and the transformation of transition economies, Human Resource Management has increasingly consolidated its role as a key factor in enhancing organizational performance and building sustainable competitive advantage. However, the way in which HRM operates as an integrated system of practices and interacts with organizational strategy—often referred to as the “black box” problem—remains underexplored, particularly in developing economies and, more specifically, within the Albanian private sector. This study aims to address this research gap by examining the impact of Strategic Human Resource Management on organizational performance through a systemic approach that encompasses the role of HRM, HRM practices, and their horizontal and vertical alignment.

The primary objective of the study is to develop and empirically test a comprehensive conceptual model within the context of Albanian private businesses, which operationalizes Strategic Human Resource Management as a coordinated configuration of HRM roles and practices. The theoretical model is grounded in the Strategic Human Resource Management literature and strategic fit perspectives, emphasizing that organizational performance is generated through the systemic functioning of HRM practices and their alignment with the organization’s strategic objectives.

Empirical data were collected through structured questionnaires administered to executives and managers in Albanian private companies employing more than fifty employees and were analyzed using Structural Equation Modeling with the lavaan package in the R statistical environment. This methodological approach enables the testing of both direct and indirect relationships among the model’s latent constructs and the assessment of SHRM as a system.

The empirical findings confirm the importance of firm strategy and a strategic approach to Human Resource Management in enhancing organizational performance, highlighting that the strategic architecture of HRM plays a central role in value creation. The role of HRM emerges as a significant mediating mechanism in this relationship, whereas HRM practices do not demonstrate a direct and consistent impact on performance. These results suggest that the effects of Strategic Human Resource Management materialize primarily at the strategic and institutional levels rather than at the operational level of practice implementation, reflecting the structural, organizational, and contextual specificities of Albanian businesses. The study contributes to the existing literature by providing empirical evidence from an under-researched context and by advancing understanding of the “black box” of HRM in transition economies. From a practical perspective, the findings offer guidance for managers of private organizations on designing and strengthening integrated HRM systems aligned with business strategy.

Field of study: Human Resources Management

Keywords: Strategic Human Resource Management, Company Performance, HRM Practices, Role of HR, HRM Outcomes, Developing Economy

Uni Education by Shark Themes