Brunilda LLAFTIU - BUXHETIMI GJINOR. RASTI I INSTITUCIONEVE AKADEMIKE E TË KËRKIMIT SHKENCOR NË SHQIPËRI - UNIVERSITETI I TIRANËS

Brunilda LLAFTIU – BUXHETIMI GJINOR. RASTI I INSTITUCIONEVE AKADEMIKE E TË KËRKIMIT SHKENCOR NË SHQIPËRI

Titulli i Disertacionit: BUXHETIMI GJINOR. RASTI I INSTITUCIONEVE AKADEMIKE E TË KËRKIMIT SHKENCOR NË SHQIPËRI
Autori:  Brunilda LLAFTIU
  • Institucioni: Universiteti i Tiranës,  Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Kontabilitetit
  • Fusha e studimit:  Kontabilitet
  • Data e publikimit: 01.09.2026
  • Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Brunilda LLAFTIU
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)

 

 
Abstrakti

Megjithëse Buxhetimi i Përgjigjshëm Gjinor (BPGJ) është një mjet strategjik që mund të ndihmojë në operacionalizimin e veprimeve për barazinë gjinore në aspektin e alokimit të burimeve, zbatimi i tij në qeverisjen e institucioneve të arsimit të lartë mbetet ende pak i eksploruar, veçanërisht në ekonomitë në tranzicion. Disertacioni bazohet në modelin 3R (Përfaqësimi, Burimet-Rezultatet, Realiteti) si modeli kryesor analitik, në konceptin e riklasifikimit nga burimet tek aftësitë (Addabbo et al., 2021, 2022), si dhe në sistemin e kodifikimit Markuesi Barazisë Gjinore (GEM), që propozohet nga studimi të përdoret në rastin e Universitetit të Tiranës (UT), i cili ka planifikuar të përfshijë qasjen e buxhetimit gjinor në Planet e Barazisë Gjinore (PBGJ). Dizajni i përdorur është triangulimi komplementar, sipas Flick (2018), ku analiza e të dhënave dytësore ndjek një qasje krahasuese, është realizuar një anketim si metodë sasiore kërkimore me 225 të anketuar (staf akademik), si dhe janë zhvilluar intervista gjysmë të strukturuara me katër informatorë kyç. Të tre metodat përmbajnë nëntë pyetje kërkimore. Gjetjet kryesore tregojnë se, megjithëse pabarazitë në nivel kombëtar reflektojnë dinamika strukturore, përpjekjet institucionale në UT duket se tregojnë një lehtësim të pjesshëm të pabarazive strukturore. Analiza sasiore ndërseksionale (me ndërveprim) tregon se gjinia nuk është një parashikues statistikisht i rëndësishëm i aksesit në aftësi në tre dimensionet: para, kohë dhe dije; ndërsa grada akademike dhe përkatësia në fakultet janë parashikuesit më të rëndësishëm. Aksesi në karrierë dhe pushtet, është riklasifikuar me kod 2a (kontribut i rëndësishëm, tregues i përgjithshëm në favor të grave, efekte statistikisht të rëndësishme të ndërveprimit), dhe aksesi në punë dhe aksesi në fonde kërkimore, janë riklasifikuar me kod 1 (kontribut pozitiv margjinal, efekte të drejtpërdrejta dhe të ndërveprimit jo të rëndësishme). Katër tema kryesore u identifikuan përmes analizës cilësore: arsyeja për integrimin e buxhetimit gjinor në PBGJ-të (e motivuar nga integrimi europian dhe hendeqet e brendshme), mungesat e ndërgjegjësimit dhe keqkuptimet (buxhetimi gjinor zakonisht keqkuptohet si favorizim i grave), mundësitë (mbështetja e lidershipit, iniciativat pilot, integrimi strategjik) dhe sfidat e vazhdueshme (kufizimet teknike të kontabilitetit, barrierat kulturore, financimi indirekt). Studimi ofron një qasje empirike të informuar dhe të trianguluar që mund të përdoret për operacionalizimin e buxhetimit gjinor në institucionet e arsimit të lartë.

Fusha: Kontabilitet

Fjalët kyçe: Modeli 3R i buxhetimittëpërgjigjshëmgjinor, qasja e aftësive, arsimi i lartë, planet e barazisëgjinore, Universiteti i Tiranës

 

Abstract

Although Gender-Responsive Budgeting (GRB) is a strategic tool that can help to operationalize gender equality actions in terms of resource allocation, its implementation in the governance of higher education institutions is still under-explored, especially in transition economies. The dissertation is based on the 3R model (Representation, Resources-Results, Realia) as the main analytical model, the re-classification concept from resources to capabilities (Addabbo et al., 2021, 2022), and the Gender Equality Marker (GEM) codification system that is proposed by the study to be used in the case of University of Tirana (UT) that has planned to include GRB approach in Gender Equality Plans (GEPs). The design used is a complementary triangulation as developed by Flick (2018) in which secondary data analysis takes a comparative approach, a quantitative survey is conducted with 225 respondents (academic staff), and qualitative semi-structured interviews have been conducted with four key informants. Key findings indicate that, although national-level inequalities reflect structural dynamics, institutional efforts at UT seem to signify a partial alleviation of structural inequalities. Quantitative intersectional (interaction) analysis shows that Gender is not a statistically significant predictor of access to capabilities across the three domains of money, time, and knowledge; academic rank and faculty affiliation are the most significant predictors. Access to career and power reach code 2a (significant contribution, aggregate indicator in favor of women, statistically significant interaction effects), and access to work and access to research funds reach code 1 (marginal positive contribution, non-significant direct and interaction effects). Four key themes were revealed through qualitative analysis: rationale for integrating gender budgeting into GEP (motivated by EU integration and internal gaps), awareness gaps and misconceptions (gender budgeting is usually misunderstood as favoring women), opportunities (leadership support, pilot initiatives, strategic integration), and persistent challenges (technical accounting constraints, cultural barriers, indirect funding). The study provides an empirically informed and triangulated approach that can be used to operationalize gender budgeting in higher education institutions.

 

Field of study: Accounting

Keywords: The 3R gender responsive budgeting model, capability approach, higher education, gender equality plans, University of Tirana

Uni Education by Shark Themes