Anisa Jenishaj - Profile të integrimit të emigrantëve shqiptarë në shoqëri të vendeve perëndimore: faktorë ndihmës dhe pengues - UNIVERSITETI I TIRANËS

Anisa Jenishaj – Profile të integrimit të emigrantëve shqiptarë në shoqëri të vendeve perëndimore: faktorë ndihmës dhe pengues

Titulli i Disertacionit: Profile të integrimit të emigrantëve shqiptarë në shoqëri të vendeve perëndimore: faktorë ndihmës dhe pengues
Autori: Anisa Jenishaj (Agastra)

  • Institucioni: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Sociologjisë
  • Fusha e studimit: Sociologji
  • Data e publikimit: 23.07.2026
  • Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe

© E drejta e autorit: Anisa Jenishaj (Agastra)
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës.

👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)

Abstrakti: Ky studim analizon proceset e integrimit të emigrantëve shqiptarë në Itali dhe Gjermani pas vitit 1990, duke ofruar një pasqyrë krahasuese të përvojave dhe sfidave të tyre në dy shoqëri pritëse me tradita dhe struktura institucionale të ndryshme. Emigracioni shqiptar ka njohur një rritje të ndjeshme ndër vite, duke kaluar nga emigrantë kryesisht të pakualifikuar në një përbërje më të larmishme që përfshin profesionistë dhe studentë. Italia dhe Gjermania përfaqësojnë destinacione historike dhe aktuale, me modele të ndryshme integrimi: Italia ofron një integrim social më të butë dhe më të lidhur me komunitetin, por me kufizime në tregun e punës, ndërsa Gjermania siguron mundësi më të strukturuara për integrim ligjor dhe ekonomik, por përballet me distanca kulturore dhe sociale më të mëdha. Analiza mbështetet në metodologjinë cilësore, duke gërshetuar rishikimin e literaturës me 50 intervista me emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe Gjermani, si dhe 6 intervista me specialistë të emigracionit. Studimi përdor konceptet e integrimit, ankorimit social dhe kapitalit social për të shqyrtuar mënyrën se si emigrantët ndërveprojnë me institucionet, tregun e punës dhe komunitetet pritëse. Rezultatet tregojnë se integrimi ndikohet nga gjinia, arsimi, punësimi, njohja e gjuhës dhe rrjetet sociale. Sfidat kryesore përfshijnë dallimet kulturore, pengesat burokratike, izolimin social dhe vështirësitë gjuhësore, ndërsa lehtësitë lidhen me mundësitë për zhvillim dhe një sistem të perceptuar si meritokratik. Integrimi paraqitet si proces dinamik dhe relacional, me dallime të dukshme midis Italisë dhe Gjermanisë që burojnë nga modelet dhe kushtet e ndryshme të integrimit. Studimi sugjeron që Republika e Shqipërisë të luajë një rol aktiv përmes bashkëpunimit me shoqatat e diasporës dhe promovimit të identitetit kulturor, ndërsa Italia dhe Gjermania të forcojnë politikat integruese përmes përmirësimit të aksesit në tregun e punës, njohjes së kualifikimeve, përforcimit të integrimit gjuhësor dhe arsimor dhe luftës kundër diskriminimit. Bashkëpunimi shumënivelësh ndërmjet institucioneve shtetërore, organizatave të emigrantëve dhe shoqërisë civile identifikohet si një faktor kyç për krijimin e politikave më efektive dhe gjithëpërfshirëse. Në këtë kuadër, integrimi i emigrantëve shqiptarë shihet si një proces i përbashkët përgjegjësie ndërmjet vendit të origjinës dhe vendeve pritëse, që kontribuon në mirëqenien individuale, kohezionin social dhe zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërive përkatëse

Fjalë kyçe: integrim, emigrantë shqiptarë, ankorim social, kapital

Abstract: This study examines the integration processes of Albanian migrants in Italy and Germany after 1990, offering a comparative perspective on their experiences and challenges in two host societies with distinct traditions and institutional structures. Over time, Albanian migration has shifted from predominantly low- skilled migrants to a more diverse population that includes professionals and students. Italy and Germany serve as both historical and contemporary destinations, with differing integration models: Italy provides softer social integration closely linked to the community but faces labor market limitations, while Germany offers structured legal and economic integration opportunities, yet exhibits greater cultural and social distances. The research employs a qualitative methodology, combining literature review with 50 interviews with Albanian migrants and six interviews with migration specialists. Key concepts such as integration, social anchoring, and social capital are used to analyze how migrants interact with institutions, the labor market, and host communities. Findings indicate that integration is influenced by gender, education, employment status, language proficiency, and social networks. The main challenges include cultural differences, bureaucratic barriers, social isolation, and language difficulties, while facilitating factors are mainly related to opportunities for personal and professional development and a system perceived as meritocratic. Integration emerges as a dynamic and relational process, with notable differences between Italy and Germany stemming from their distinct integration models and conditions. The study recommends that the Republic of Albania take an active role by collaborating with diaspora associations and promoting cultural identity, while Italy and Germany strengthen integration policies through improved labor market access, recognition of foreign qualifications, language and educational support, and anti- discrimination measures. Multi-level cooperation among state institutions, migrant organizations, and civil society is crucial for designing effective and comprehensive policies. Overall, the integration of Albanian migrants is framed as a shared responsibility between the country of origin and host countries, contributing to individual well-being, social cohesion, and sustainable development

Keywords: integration, Albanian migrants, social anchoring, social

Uni Education by Shark Themes