Aplikim për praktikë 10 javore për studentët në MaxSip, Gjermani - UNIVERSITETI I TIRANËS

Aplikim për praktikë 10 javore për studentët në MaxSip, Gjermani

Instituti i Neurobiologjisë dhe Biokimisë Max Planck në Mynih, Gjermani, hap thirrjen për aplikime për një periudhë kërkimore 10 javore. 

MaxSIP mundëson që studentët Bachelor dhe Master të bashkohen në një nga laboratorët në dy Institutet pjesëmarrëse Max Planck për të kryer një projekt të praktikës kërkimore.  

Programi i financuar plotësisht do të lejojë studentët pjesëmarrës të familjarizohen me qasje të ndryshme shkencore dhe metoda të përparuara laboratorike.  

Qëllimi i programit të praktikës është t’u sigurojë studentëve një gamë të gjerë përvojash kërkimore dhe njohurish për t’i promovuar ata në fillim të karrierës së tyre. 

Për më shumë informacion klikoni në linkun : https://imprs-ls.opencampus.net/en/maxsip

. 

Afati i fundit i aplikimit: 15 shkurt 2021. 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!