Organet dhe Autoritetet Drejtuese të Universitetit të Tiranës
ushtron veprimtarinë e tij akademike dhe administrative në përputhje me parimet e përcaktuara
në Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Statutin e UT-së.Në bazë të nenit 36, Kreu V të ligjit, organet dhe autoritetet drejtuese të Universitetit të Tiranës janë:
- Senati Akademik – organi më i lartë drejtues akademik, përgjegjës për vendimmarrjen strategjike në fushën akademike dhe kërkimore.
- Asambleja e Personelit Akademik dhe Komisionet e Përhershme – organe akademike mbështetëse në realizimin e misionit universitar.
- Autoritetet drejtuese akademike – Rektori, drejtuesit e njësive kryesore dhe drejtuesit e njësive bazë.
- Bordi i Administrimit – organi më i lartë drejtues administrativ, garant i përdorimit efikas të burimeve dhe menaxhimit financiar.
- Autoritetet drejtuese administrative – Administratori i Universitetit, administratorët e njësive kryesore dhe bazë.
- Organe kolegjiale të tjera – Rektorati, Dekanati dhe Këshilli i Etikës, me rol në drejtimin dhe funksionimin e përgjithshëm të institucionit.
Universiteti i Tiranës, në përputhje me misionin dhe objektivat e tij, mund të krijojë edhe autoritete apo organe të tjera, të përcaktuara në Statutin e institucionit.
Procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të këtyre organeve dhe autoriteteve zhvillohet sipas përcaktimeve të ligjit dhe rregulloreve në fuqi, duke garantuar transparencë, përfaqësim dhe profesionalizëm në drejtimin e institucionit.
Senati është organi kolegjial më i lartë akademik i UT-së, përgjegjës për përmbushjen e misionit të tij. Kryesohet nga Rektori dhe mblidhet periodikisht.
Anëtarët e Senatit Akademik, përfaqësues të personelit akademik, zgjidhen me shumicë votash nga asambletë e personelit akademik të njësive kryesore përkatëse, përmes një votimi të përgjithshëm.
Mandati i tyre është katërvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje, dhe ata duhet të jenë anëtarë të personelit akademik me kohë të plotë. Përfaqësuesit e studentëve zgjidhen nga studentët e Universitetit të Tiranës, sipas Rregullores së Zgjedhjeve.
Kliko këtu për t’u njohur me anëtarët e Senatit Akademik
Rektori është autoriteti më i lartë akademik i UT-së, si dhe përfaqësuesi ligjor i tij për çështjet akademike dhe protokollare. Në institucionet publike të arsimit të lartë, ai zgjidhet nga anëtarët e asambleve të personelit akademik të njësive kryesore dhe studentët.
Kliko këtu për t’u njohur me Rektorin e UT-ës
Rektorati është organ kolegjial që drejtohet nga rektori dhe përbëhet nga:
- Rektori
- Zëvendësrektorët
- Administratori i Institucionit
- Drejtuesit e Njësive Kryesore
Kliko këtu për t’u njohur me Rektoratin
Bordi i Administrimit është organi më i lartë kolegjial administrativ, i cili garanton përmbushjen e misionit të institucionit të arsimit të lartë, mbarëvajtjen financiare dhe administrative të tij.
Kliko këtu për t’u njohur me Bordin e Administrimit
Administratori është autoriteti më i lartë administrativ dhe përgjegjës për mirëfunksionimin financiar të institucionit.
Kliko këtu për t’u njohur me Administratorin e UT-ës
Kliko këtu për t’u njohur me Komisionet e përhershëm dhe Këshilli i Etikës