Banka e Shqipërisë ka hapur konkursin “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë 2021”.
Në këtë konkurs ftohen të gjithë studentët shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit gjatë periudhës tetor 2020 – shtator 2021, të konkurojnë me temat e tyre të diplomës mbi çështje të lidhura me integrimin dhe zhvillimin ekonomik, ekonomiksin monetar e ndërkombëtar, stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar, etj.
Ndikimet e pandemisë Covid-19 dhe përqendrimi i politikave ekonomike tek rigjallërimi i ekonomisë do të përbënin interes të shtuar për trajtime shkencore.
Përzgjedhja e tre temave fituese do të bëhet nga një komision i posaçëm shkencor i ngritur pranë Bankës së Shqipërisë.
Afati i fundit i dorëzimit të temave është data 31 tetor 2021.
Për më shumë informacion referohuni linkut:
Universiteti i Tiranës ju uron suksese!