Më datë 05.04.2017, në orën 12:00, në Sallën e Senatit Akademik të Rektoratit të Universitetit të Tiranës, u organizua Ceremonia e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” studiuesit, Z. Matteo Mandalá me motivacionin: “Studiues i shquar i kulturës dhe i letërsisë shqipe e posaçërisht asaj arbëreshe. Me veprat e tij ka kontribuar në pasurimin e studimeve shqiptare me interpretime origjinale dhe me metodologji bashkëkohore duke luajtur një rol të rëndësishëm për ruajtjen dhe afirmimin e identitetit kulturor arbëresh.”
Në këtë ceremoni marrën pjesë SH.T. Z. Alberto Cutillo, Ambasador i Italisë në Tiranë, senatorët e UT-së, personalitete nga fusha e arsimit, shkencës dhe fusha të tjera si dhe të ftuar të tjerë.