Titulli: “Consortium d’innovation pour construire des communautes participatives dans les universites d’Europe Centrale et Orientale” (Konsorciumi i Inovacionit për Ndërtimin e Bashkësive Pjesëmarrëse në Universitetet e Evropës Qëndrore dhe Lindore)
Kohëzgjatja: deri më 31.12.2021
Programi: ACTIF-ACTion; AUF (Agjencia Universitare e Frankofonisë)
Tema e projektit lidhet me edukimin qytetar me qëllim zhvillimin e veprimtarive që ndikojnë në një formim sa më qytetar dhe aktivizim të të rinjve në nivel rajonal.
Projekti mbështetet në disa boshte:
-
- Formim mbi edukimin qytetar në vendet e konsortiumit, krijimin e poleve pjesëmarrëse në secilin Universitet;
- Analiza e situatës me qëllim bashkërendimin e veprimeve të ndërmarra në kontekstin ku ato duhet të zbatohen:
- Analiza e kontekstit për secilin universitet;
- Krijimi i grupeve të punës nga të rinjtë;
- Përcaktimi i temave të debateve;
- Organizimi i takimeve, tryezave të rrumbullakëta, krijimi i klubeve të debateve për edukimin qytetar
- Analiza e çështjeve që lidhen me sfidat aktuale të edukimit qytetar dhe perspektivat e projektit
Projekti është pjesë e katër objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm përparësor (edukim cilësor, qytete dhe bashkësi të qëndrueshme, paqja, drejtësia). Ai mund të ketë ndikime pozitive edhe në realizimin e objektivave strategjikë të OKB-së dhe ODD-së në aspekte të tilla si barazia gjinore, reduktimi i pabarazisë, përmirësimi i kulturës në përgjithësi dhe i asaj qytetare në veçanti.
Partnerë:
- Universiteti Politeknik i Tiranës (Shqipëri);
- Universiteti i Beogradit (Serbi);
- Universiteti i Szeged (Hungari)
- Universiteti Shtetëror Akaki Tsereteli Koutaissi (Gjeorgji)
- Universiteti i Zagrebit, (Kroaci)
- Universiteti i Ri Bullgar, (Bullgari)