Dega e Trajnimeve dhe e Inovacionit Pedagogjik - UNIVERSITETI I TIRANËS

Dega e Trajnimeve dhe e Inovacionit Pedagogjik

Dega e Trajnimeve dhe e Inovacionit Pedagogjik në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja (FGJH) në Universitetin e Tiranës hap thirrjen për Trajnime për Zhvillim Profesional të Vazhdueshëm për të gjithë mësuesit, punonjësit e qendrave arsimore si edhe personat e interesuar për t’u trajnuar nënë fushat e ofruara.

Nëpërmjet këtyre moduleve, FGJH ofron trajnime cilësore, me kredite, për rritjen e mëtejshme profesionale të mësuesve të institucioneve arsimore. Personat e interesuar mund të marrin pjesë në një ose më shumë trajnime sipas nevojave për rritjen e tyre profesionale.

Këto module janë të akredituara nga MAS dhe kërkesa me 1 kredit plotëson kërkesat ligjore të arsimit në Republikën e Shqipërisë për zhvillimin e vazhdueshëm profesional.

Për temat dhe datat kur ofrohen modulet e trajnimit si edhe rregjistrimin online në platformën e RASH klikoni në këtë link

https://trajnime.arsimi.rash.al/Trajnimes/TrajnimeMesues?SelectedQyteti=&SelectedFushaModul=&SelectedAgjensia=2102&item.

 

Ju mirëpresim!