Diplomohen 2144 studentë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës! - UNIVERSITETI I TIRANËS

Diplomohen 2144 studentë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës!

Me një ceremoni kremtuese duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm të jetës 2144 studentë të dy viteve akademike u diplomuan në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Me hedhjen e kapeleve ata simbolizuan finalizimin e një arritje duke hapur kështu një rrugë të re, drejt realizimit të qëllimeve dhe ëndrrave të reja.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, i cili tha se Shkencat e Natyrës janë kolona vertebrale e arsimit parauniversitar dhe nga këtu dalin mësuesit për shkollat e mesme të këtyre lëndëve. Por ky fakultet nuk përgatit vetëm mësues për Fizikën, Matematikën, Kiminë dhe Biologjinë, por përgatit profesionistë në shumë profile të tjera të Teknologjisë dhe Informacionit, Informatikës, Kimisë Ushqimore dhe Farmaceutike, Shkencave të Mjedisit etj. Diplomimi në këto profile është një mundësi e madhe punësimi për të rinjtë.