Në ditën e dytë, Shkolla Verore 4 nisi me një prezantim tek studentetët i projektit Pacinno, rezultate e arritura deri më tani, organizimet e ardhshme dhe mundësitë e bashkëpunimit me studentët e Universitetit të Tiranës në prezantimin e Startup-eve në eventet e organizuara nga Pacinno & Universitetit të Tiranës, si Demo Day, mundësi ku ata mund të paraqesin idetë pranë investitorëve real.
Më tej, u prezantua Easy Pay dhe shërbimet inovative që ajo ofron në treg duke ofruar në përfundim edhe një mundësi internshipi për grupin që do të fitonte me projekt-idenë më të mirë gjatë Shkollës Verore4.
Për të kaluar në workshopin “What is innovation” si perceptohet ai në ditët e sotme, si ka evoluar, rëndësia e tij dhe lidhja e inovacionit me sipërmarrjen.
Më tej studentët të ndarë në grupe zhvilluan “Innovation Cafe”, ku dhanë opinionet e tyre mbi pyetjet e bëra për Teknologjinë e inovacionin në jetët tona. Në përfundim të këtij sesioni, bënë dhe prezantimin e secilës pyetje.