Më 13 Dhjetor 2013, ora 17.00 në Godinën e Re të Fakultetit të Shkencave Sociale, (Bulevardi “Gjergj Fishta”, Përballë shkollës ‘‘Vasil Shanto’’, ish NPVU) Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Rrjetin e Studentëve Ekselentë, për të katërtin vit radhazi eshte organizuar “Ditën e Ekselencës”.
Ky aktivitet i cili është shndërruar tashmë në një traditë, vlerëson studentët elitarë të Universitetit të Tiranës.Një moment i rëndësishëm gjatë këtij aktiviteti ka qenë dhe ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave “Medalje Ari” dhe “ Student i Shkëlqyer”. Në këtë ceremoni janë ndare çmime për studentët të cilët kanë arritur rezultatet më të larta në Testimet Ndërkombëtare të Anglishtes: TOEFL dhe TOEIC.
Kanë marrë pjesë në këtë eveniment Z.Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës, Z.Seth Carson, përfaqësues i ETS Global për Shqipërinë dhe shume personalitete të tjera të larta të vendit dhe arsimit të lartë, të botës së biznesit, pedagogë e studentë dhe prindër të studentëve ekselentë, etj.