Titulli: Enhancing Enforcement under Brussels Ia, – EN2BRIa
Referenca: JUST 831598
Kohëzgjatja: 1.3.2019 – 28.2.2021
Programi: European Union Justice Programme 2014-2020
Objektivi kryesor i projektit është të hedhë dritë përmes mbledhjes së të dhënave relevante mbi kushtet përmes të cilave duhet të trajtohen marrëdhëniet midis Rregullores Nr 1215/2012 (Bruksel Ia) dhe instrumenteve të tjera të së drejtës së BE-së, me qëllim për të hetuar ndikimin që çështja e lartpërmendur prodhon në zbatimin efektiv të ligjit acquis të BE-së mbi bashkëpunimin gjyqësor në çështjet civile dhe për zbatimin efektiv të vendimeve, në dritën e jurisprudencës së mbledhur, në përputhje me prioritetin e thirrjes.
Rezultatet e pritshme përfshijnë:
- rritjen e kapaciteteve të praktikantëve për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin gjyqësor në çështjet civile dhe tregtare, sidomos sa i përket zbatimit;
 - rritja e ndërgjegjësimit, si në nivelin praktik ashtu edhe në atë institucional, lidhur me kompleksitetin e marrëdhënieve midis Rregullores së Brukselit Ia dhe instrumenteve të tjera të BE-së;
 - përmirësimi i kuadrit ligjor dhe rregulloreve në lidhje me bashkëpunimin gjyqësor në çështjet civile përmes identifikimin e zgjidhjeve të mundshme për të lehtësuar kriticizmat e ekzaminuara.
 
Aktivitetet:
- Mbledhja e të gjithë jurisprudencës relevante kombëtare dhe të GJEDNJ;
 - Analiza e çështjeve vendimtare që lidhen me ndërveprimin midis Rregullores së Brukselit dhe instrumenteve të tjera të së drejtës së BE-së;
 - Organizimi i Konferencës Ndërkombëtare Finale;
 - Organizimi i seminareve (Gjenova dhe Tirana);
 - Hartimi i një manuali;
 - Hartimin e rekomandimeve drejtuar institucioneve politike;
 - Hartimin e udhëzimeve drejtuar praktikuesve ligjorë;
 - Krijimi i faqes së internetit të projektit.
 
Lloji dhe numri i personave që përfitojnë nga projekti:
- Akademia (100);
 - Gjyqtarët (10);
 - Avokatët (100);
 - Stafi gjyqësor (10);
 - Studentë (50);
 - Autoritetet kombëtare (10);
 - Biznes / kompani (15).
 
Qëllimi i zgjerimit të partneritetit në Universitetin e Tiranës ka të bëjë me përfshirjen e një Institucioni Kërkimor nga një shtet i tretë i interesuar për të hyrë në BE në aktivitetet kërkimore dhe shpërndarëse të kryera nga partnerët që i përkasin Shteteve Anëtare.
Partner kryesor: Universita degli studi di Genova
Partnerët:
- Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë
 - Universitat de Valencia
 - Universite de Nice Sophia Antipolis
 
Website i projektit: http://www.dispo.unige.it/node/1042
