Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës organizon Shkollat Verore me temat:
* “Komunizmi dhe Trashëgimia komuniste në Shqipëri” në datat 9 – 13 Korrik;
* “Gjuha, Historia dhe Civilizimi Bizantin” në datat 9 – 17 Korrik;
* “Osmanishja” në datat 9 – 20 Korrik.
Në ditën e parë të hapjes ishin të pranishëm Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni, Zv. Rektorja e Universitetit të Tiranës Dr. Gentiana Kera, Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Prof. Dr. Sabri Laçi, shefe e Departamentit të Historisë Prof. Asoc. Dr. Eva Hyskaj, Zëvendës Ambasadori i OSBE në Shqipëri Z. Robert Wilton, Ambasadori i Turqisë në Shqipëri Z. Murat A.Yoruk, përfaqësues të Institutit të Gjuhës dhe Kulturës Turke “Yunus Emre”, përfaqësues të Fondacionit Alexander S. Onassis dhe përfaqësues të National Bank of Greece Cultural Foundation.
Në fjalën e tij Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në këto aktivitete dhe shprehu mbështetjen e tij për organizime të tilla.