Federika Mogherini nderohet nga Universiteti i Tiranës me “Doctor Honoris Causa”
Ish Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Evropian, Rektore e Kolegjit të Evropës, Znj. Federica Mogherini u nderua sot nga Universiteti i Tiranës me titullin “Doctor Honoris Causa”. Titulli i nderit i’u dorëzua sot znj. Mogherini në një ceremoni të posaçme të organizuar në sallën “Liria”, me motivacionin: “Për kontributin e çmuar në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, në promovimin e vlerave europiane, ndërtimin dhe sigurimin e dialogut shumëpalësh, si dhe në mbështetjen dhe fuqizimin e procesit të ndërkombëtarizimit të Universitetit të Tiranës dhe arsimit të lartë të Shqipërisë në hapësirën evropiane”.
Ky titull u dorëzua nga Rektori i UT, Prof. Dr. Artan Hoxha, i cili ndërsa vlerësoi rolin e zonjës Mogherini kur ajo drejtonte diplomacinë e BE në shërbim të Shqiperisë dhe procesit të integrimit Evropian të saj, çmoi dhe e cilësoi si një nder që UT i jep asaj titullin “Doctor Honoris Causa”.
Gjatë fjalës së tij Rektori, Prof. Dr. Artan Hoxha, u shpreh se: “Gjatë funksionit të saj si Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, ajo ka qënë një përkrahëse e madhe e Shqipërisë, duke u angazhuar për avancimin e procesit të integrimit, dhe të hapjes së negociatave për anëtarësim. Periudha e mandatit të saj, si Zv. Presidente ne Komisionin Evropian, ka përkuar me kohën kur Shqipëria po përmbushte disa nga reformat më të rendësishme, ku më kryesorja ka qënë reforma në drejtësi. Falë mbështetjes së Komisionit Evorpian për këtë reformë, Shqipëeia ka vijuar më tej rrugën e europianizimit të institucioneve të saj dhe në vitin 2018, Shqipëria mori rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave. Mbështetja e vijueshme e Komisionit Evropian dhe në mënyrë të posaçme e Zonjës Mogherini, pas disa vitesh të vështira përpjekjesh, bëri të mundur hapjen e negociatave për anëtarësim në vitin 2022.
Zonja Mogherini, në fjalën e saj përshëndetëse vlerësoi dhe falenderoi shumë Universitetin e Tiranës për këtë titull që i jepet, çmoj rëndesinë që ka vijimi i procesit të integrimit të Shqipërisë dhe shprehu gatishmëri për vijimin e bashkëpunimit dhe ndërkombëtarizimit të Universitetit të Tiranës.
Gjithashtu, znj Mogherini ishte e pranishme dy ditë më parë në ceremoninë madhështore të diplomimit të mbi 12 mijë studentë të UT, ceremoni që u organizua në ambjentet e stadiumit kombëtar “Air Albania”. Në këtë ceremoni ajo I bëri një apël të rinjve shqipëtar të sapodiplomuar që të jenë pjesë e rëndësishme e procesit të modernizimit të Shqipërisë për ta cuar atë përpara në rrugën e pandalshme të integrimit në Bashkimin Evropian.
Në këtë ceremoni morën pjesë Kryeministri i
Shqipërisë z. Edi Rama, Ministre e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi, Zv/Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian z. Taulant Balla, Ambasadorë dhe Përfaqësues të Komunitetit Ndërkombëtar.