Universiteti i Tiranës ka miratuar Planin e Barazisë Gjinore për periudhën 01.06.2021-31.05.2022. Qëllimi i tij është të hartojë veprime dhe të zbatojë masa, të cilat do të sjellin ndryshime sistematike institucionale duke adresuar paragjykimin gjinor.
Plani i Barazisë Gjinore është shpallur nga Komisioni Evropian si një kriter kualifikimi për institucionet e arsimit të lartë, në aplikimet në Programin “Horizon Europe” (kriter i zbatueshëm në thirrjet me afate në 2022 dhe më tej). Ky dokument është i nevojshëm gjatë procesit të aplikimit për projekte të fushave të ndryshme në thirrjet e hapura në kuadër të programit “Horizon Europe”, dhe i detyrueshëm në rastet e nënshkrimit të marrëveshjeve të granteve.
Për aksesuar këtë dokument klikoni këtu Gender_Equality_Plan_UT