Hapet thirrja për aplikim në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Bergamos, Itali, për Javën Ndërkombëtare me temë: “Cultural heritage”, në datat 19 – 23 Maj 2025. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikim në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Bergamos, Itali, për Javën Ndërkombëtare me temë: “Cultural heritage”, në datat 19 – 23 Maj 2025.

Hapet thirrja për aplikim në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Bergamos, Itali, për Javën Ndërkombëtare me temë: “Cultural heritage”, në datat 19 – 23 Maj 2025.
Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për personelin ndihmës akademik me karakter administrativ dhe administrativ me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Bergamos, Itali, në kuadër të programit Erasmus+.
https://en.unibg.it/

Trajnimi përfshin:

Shkëmbimin e personelit nga fushat: Galleries, Libraries, Archives, and Museums.

Gjatë trajnimit do të diskutohet mbi praktikat më të mira në përmirësimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore – të prekshme dhe jomateriale.

Kohëzgjatja:

– 5 ditë + 2 ditë;

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin ditor për stafin (160 EUR në ditë);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumnetat për aplikim:

– CV, në gjuhën angleze;
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim punësimi;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B2);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);
– Plani i mobilitetit për trajnim;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx

Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas në Rektorat.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Afati për aplikim: 18 Prill 2025.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!