Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus +, në Konsorciumin AMIGO (Universiteti i Evora) për vitin akademik 2019-2020. (Print)
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, në Konsorciumin AMIGO (Universiteti i Evora).
Llojet e mobilitetit:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Fushat e shkëmbimit:
-Biologji mjedisore;
Kohëzgjatja e mobilitetit:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie (5+2 ditë);
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin ditor për stafin (140 EUR në ditë);
-Kostot e udhëtimit (360 EUR);
Dokumentet e nevojshme për stafin akademik me kohë të plotë:
-CV (në gjuhën angleze);
-Kopje e pasaportës;
-Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Letër motivimi (ku të theksohen mobilitetet e mëparshme dhe benefiti i këtij mobiliteti për ju);
-Diploma dhe Certifikata kualifikimesh;
-Vërtetim i gjuhës së huaj (gjuha angleze);
-Plani i punës (aktivitetet e propozuara të punës/mësimdhënies së bashku me kronologjinë).
Afati për aplikim: 28 Shkurt 2020
I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.
Për të aplikuar klikoni në këtë link: https://siiue.uevora.pt/auth
Dokumentacioni për aplikim duhet upload-uar në linkun e mësipërm dhe gjithashtu duhet dërguar i skanuar në formatin pdf në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!