Hapet thirrja për aplikim për bursa në programin Mevlana Exchange, për studentët dhe stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie, për vitin akademik 2020-2021, në Universitetin Ayd?n Adnan Menderes, Turqi. (Print)
Në kuadër të programit Mevlana Exchange është hapur thirrja për aplikim për bursa shkëmbimi për vitin akademik 2020-2021. Mevlana Exchange Programme është një program i cili mundëson shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik me kohë të plotë midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Ayd?n Adnan Menderes, Turqi.
Studentët e nivelit bachelor, master dhe stafi akademik me kohë të plotë nga Universiteti i Tiranës kanë mundësinë të aplikojnë në Universitetin Ayd?n Adnan Menderes në Turqi për bursa shkëmbimi.
Fushat e ofruara:
-Administrim biznesi;
-Ekonomiks;
-Financë;
-Marrëdhënie ndërkombëtare;
-Psikologji;
Kushtet e aplikimit për studentët:
Studentët që aplikojnë për periudhë shkëmbimi në Universitetin Ayd?n Adnan Menderes duhet:
- Të jenë të regjistruar në Universitetin e Tiranës në programin bachelor, viti II ose master viti I;
- Studentët Bachelor të kenë një mesatare së paku 2,5 në një shkallë me 4 pikë;
- Studentët Master duhet të kenë një mesatare së paku 3 në një shkallë me 4 pikë;
- Të njohin gjuhën e mësimdhënies së departamentit në Universitetin Ayd?n Adnan Menderes.
- Studentët duhet të kenë një certifikatë të gjuhës turke/ angleze, në varësi të programit të tyre të studimit.
Dokumentacioni për aplikim për studentët:
– Candidate Student Application Form:
(http://www.idari.adu.edu.tr/mevlana/default.asp?idx=323836 );
– Listë Notash dhe Vërtetim studenti në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/turke;
-Kopje e pasaportës;
– Certifikata e Gjuhës (minimumi B1);
-Online Application form, sipas linkut:
-Student Information form, sipas linkut:
http://www.idari.adu.edu.tr/mevlana/webfolders/files/Ogrenci_Bilgi_Formu%20(3)(2).doc
Kompensimi financiar për studentët:
- Bursa për studentët është 1300 TL (Turkish Lira) për çdo muaj.
Studentët e paguajnë pagesën e shkollimit në universitetin e vendit të tyre, pra ku ata janë regjistruar dhe nuk paguajnë asnjë pagesë tjetër shkollimi në universitetin pritës.
- Kostot e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga vetë aplikantët.
Dokumentacioni për aplikim:
-Application Form for Academic Staff, sipas linkut:
http://www.idari.adu.edu.tr/mevlana/webfolders/files/Academic%20Staff%20Mobility%20Programme.doc
–Academic Staff Information form, sipas linkut:
http://www.idari.adu.edu.tr/mevlana/webfolders/files/Academic%20Staff%20Information%20Form.doc
-Cv;
-Kopje e pasaportës;
-Aplikim online në linkun:
Kompensimi financiar për stafin:
- Kompensim ditor për stafin (45 – 55 TL/ditë);
- Biletë udhëtimi (3100 – 4600 TL)
Afati i aplikimit: 09 Mars 2020
I gjithë procesi i aplikimit kryhet online, ku i gjithë dokumentacioni i kërkuar duhet të dërgohet i skanuar në formatin PDF në adresat:
Për studentët: mevlanaincoming@adu.edu.tr ; iro@unitir.edu.al .
Për stafin: mevlanaincomingstaff@adu.aedu.tr ; iro@unitir.edu.al .
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!