Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Torinos, Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020. (Printo)
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Torinos, Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Kohëzgjatja e bursave:
-Stafi akademik për mësimdhënie 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
Fushat e mësimdhënies:
- Gjuhë e huaj;
http://www.lingue.unito.it/do/home.pl
Bursat përfshijnë:
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik për mësimdhënie:
– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze/italiane);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze/italiane);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj B2 (Anglisht/Italisht/ në varësi të programit të mësimdhënies);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jeni shpallur më parë një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1.docx
*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 03 Mars 2020
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!