Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ KA107 në Universitetin e Granadës në Spanjë, për stafin akademik me kohë të plotë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës për trajnim, për të marrë pjesë në “Javën Ndërkombëtare” që ky universitet do të organizojë në datat 16-20 Maj 2022. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ KA107 në Universitetin e Granadës në Spanjë, për stafin akademik me kohë të plotë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës për trajnim, për të marrë pjesë në “Javën Ndërkombëtare” që ky universitet do të organizojë në datat 16-20 Maj 2022.

 

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ KA107 në Universitetin e Granadës në Spanjë, për stafin akademik me kohë të plotë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës për trajnim, për të marrë pjesë në “Javën Ndërkombëtare” që ky universitet do të organizojë në datat 16-20 Maj 2022.

 

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Granadës në Spanjë, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për trajnim.

 

http://www.ugr.university/

 

Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:

 

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin ditor për stafin (160 EUR në ditë);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

 

– CV (në gjuhën angleze) + Lista e publikimeve;

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze niveli B2);

-Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë një mobilitet në kuadër të programit Erasmus+ dhe nëse po, ku;

– Plani i mobilitetit për trajnim;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx

 

Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

 

Afati për aplikim: 28 Prill 2022

 

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!