Hapet thirrja për aplikime për bursa në Universitetin e Mesinës, Itali, për stafin akademik / ndihmës akademik me karakter administrativ/administrativ me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa në Universitetin e Mesinës, Itali, për stafin akademik / ndihmës akademik me karakter administrativ/administrativ me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

 

 

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për mësimdhënie në Universitetin e Mesinës në Itali, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021 – 2022.

 

https://international.unime.it/

 

Llojet e mobilitetit:

 

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;

– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ / administrativ me kohë të plotë për trajnim;

 

Fushat e shkëmbimit (vetëm për stafin akademik):

 

-Biologji;

 

Për  t’u  njohur  me  katalogun  e  programeve  të  studimit  të  ofruara  nga Universiteti i Mesinës klikoni në linkun:

 

https://international.unime.it/study-with-us/study-courses-in-italian/

 

https://international.unime.it/study-with-us/study-courses-in-english/

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit / 12 ditë + 2 ditët e udhëtimit;

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin për stafin (160 EUR në ditë për stafin);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

 

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:

 

– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / italiane) (për stafin akademik);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikatë e gjuhës së huaj;

– Letër ftese paraprake nga personi / departamenti pritës në Universitetin e Mesinës;

– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim*;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/03/Staff-Mobility-Agreement-for-Teaching-STA.docx

 

Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/03/Staff-Mobility-Agreement-for-Training-STT.docx

 

*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 11 Prill 2022

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!