Hapet thirrja për aplikime për bursa në Universitetin e Poitiers, Francë, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus +. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa në Universitetin e Poitiers, Francë, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus +.

 

Hapet thirrja për aplikime për bursa në Universitetin e Poitiers, Francë, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus +.

 

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Poitiers Francë, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për semestrin e parë të vitit akademik 2024 – 2025, për periudhën 23 – 27 Shtator 2024.

 

https://www.univ-poitiers.fr/en/

 

Llojet e mobilitetit:

 

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë nga:

 

– Departamenti i Gjuhës Frënge FGJH;

– Departamenti i Gjuhësisë dhe Departamenti i Letërsisë FHF;

– Fakulteti i Drejtësisë (personeli duhet të jetë njohës i gjuhës angleze dhe/ose italiane).

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

– 5 ditë +2 ditët e udhëtimit;

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin për stafin (160 EUR në ditë për stafin);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

 

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

 

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi;

– Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet ku keni kryer mobilitet dhe periudhën për secilin);

 

Afati për aplikim: 12 Gusht 2024

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!