Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Camerinos, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Camerinos, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
http://www.unicam.it/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë +2 ditët e udhëtimit;
Fushat:
https://www.unicam.it/
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin për stafin (140 EUR në ditë për stafin);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / italiane);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/italiane niveli B2);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer/jeni shpallur fitues ose jo më parë në një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar për secilin mobilitetet universitetin dhe periudhën e kryerjes së mobilitetit);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx
*Plani i Mobilitetit është një dokument, në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 25 Prill 2025
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!