Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Perëndimor të Timisoarës në Rumani për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për trajnim;
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 + 2 ditë;
Fushat e studimit:
Për më shumë informacion për mobilitetet e stafit klikoni në adresën:
https://ri.uvt.ro/erasmus-incoming-mobilitati-de-predare-si-formare-2/?lang=en
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor (140 EUR në ditë për stafin);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës;
-Vërtetim punësimi në gjuhën shqipe;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë mobiltete në kuadër të programit Erasmus +, nëse po ku;
– Plani i mobilitetit për trajnim;
*Plani i mobilitetit është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit.
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx
Afati për aplikim: 8 Prill 2021
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!