Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin ndihmës akademik me karakter administrativ dhe administrativ me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Charles, Republika Çeke, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin ndihmës akademik me karakter administrativ dhe administrativ me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Charles, Republika Çeke, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025, për pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare me temë “Mental health and wellbeing of students and staff”, në datat 9 – 13 Qershor 2025.
https://fsv.cuni.cz/en
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit për trajnim të fushave: marrëdhënie ndërkombëtare, kurrikula, burime njerëzore, komunikim, marrëdhënie me studentët, kërkim shkencor.
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
Për më shumë informacion:
https://fsv.cuni.cz/en/exchange/staff/international-staff-week
Aplikimi kryhet online në linkun:
https://forms.gle/DyerB5FZnCGEF5jo7
Afati për aplikim: 15 Mars 2025
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!