Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Haliç, në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Haliç, në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Haliç, në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Haliç, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024 – 2025.

https://halic.edu.tr/en

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve Bachelor / Master për studime; 

Kohëzgjatja e bursave:

– 1 semestër;

 

*Bazuar kritereve të universitetit partner, studentë bachelor aplikues duhet të kenë minimalisht mesataren 2.2 nga 4, ndërsa studentët Master 2.5 nga 4.

Fushat e studimit:

 

– Administrim Biznesi;

– Tregti dhe Biznes Ndërkombëtar;

– Sisteme Informatike të Menaxhimit

Për më shumë informacion mbi katalogun e lëndëve referohuni:

https://obs.halic.edu.tr/oibs/bologna/index.aspx?lang=en# 

Bursat përfshijnë: 

– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni: 

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor dhe Master: 

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);

– Listë notash (për studentët Master duhet dorëzuar lista e notave master dhe bachelor), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);

– Letër motivimi (gjuhën angleze / turke në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

– Certifikata e vlefshme e gjuhës së huaj (niveli B2, gjuhë angleze ose turke në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

– Application form, sipas linkut: 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/02/Erasmus-KA171-Incoming-Application-2024.doc 

 

– Dokumenti Learning Agreement*;

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

 

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: 

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx  

Afati për aplikim: 12 Nëntor 2024

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!