Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Haliç, në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Haliç, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024 – 2025. https://halic.edu.tr/en
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve Bachelor / Master për studime;
Kohëzgjatja e bursave:
– 1 semestër;
*Bazuar kritereve të universitetit partner, studentë bachelor aplikues duhet të kenë minimalisht mesataren 2.2 nga 4, ndërsa studentët Master 2.5 nga 4.
Fushat e studimit:
– Administrim Biznesi;
– Kulturë dhe Letërsi Amerikane;
– Përkthim dhe interpretim;
Për më shumë informacion mbi katalogun e lëndëve referohuni: https://obs.halic.edu.tr/oibs/bologna/index.aspx?lang=en
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor dhe Master:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash (për studentët Master duhet dorëzuar lista e notave master dhe bachelor), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Letër motivimi (gjuhën angleze);
– Certifikata e vlefshme e gjuhës së huaj (niveli B2 i gjuhës angleze);
– Application form, sipas linkut: https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/r/personal/iro_unitir_edu_al/_layouts/15/Doc.aspx?sourcedoc=%7BDA6646B9-72CF-43AE-93CB-E8F0C4E26FBD%7D&file=Incoming-Application-Form-22-23%20(1).docx&action=default&mobileredirect=true
– Dokumenti Learning Agreement*;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx
Afati për aplikim: 07 Janar 2025
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!