Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët në Universitetin Saint Louis në Bruksel, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët në Universitetin Saint Louis në Bruksel, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022.

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët në Universitetin Saint Louis në Bruksel, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Saint Louis në Bruksel, për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022.

https://www.usaintlouis.be/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

Kohëzgjatja e bursave:

– Bachelor (5 muaj);

* Studentët e vitit të tretë bachelor nuk mund të aplikojnë

Fushat e studimit:

– Marrëdhënie Ndërkombëtare;

– Shkenca Politike;

Për më shumë informacion mbi katalogun e kurseve referohuni linkut:

https://www.usaintlouis.be/sl/3193.html

Për katalogun e kurseve në gjuhën angleze referohuni linkut;

https://www.usaintlouis.be/sl/984.html

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze / frënge);

-Kopje e Pasaportës;

– Foto elektronike;

-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / frënge);

 

-Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / frënge);

-Letër Motivimi (në gjuhën angleze / frënge);

-Application form, sipas linkut:

https://www2.usaintlouis.be/public/international/2021-2022/registration_form_en-21-22.pdf

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht – Toefl, Ielts, Cambridge / Frengjisht – Delf, Dalf/ Certifikatë nga pedagogu i lëndës në fakultet);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Saint Louis lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement, sipas versionit të universitetit pritës, klikoni në adresën:

https://www.usaintlouis.be/fr/pdf/Erasmus/learning_agreement_in.pdf

Afati për aplikim: 22 Prill 2021

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!