Hapet thirrja për aplikime për Shkollat Verore në Universitetin Radboud, Holandë, për studentët PhD, kërkues shkencor dhe stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus+ KA171. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për Shkollat Verore në Universitetin Radboud, Holandë, për studentët PhD, kërkues shkencor dhe stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus+ KA171.

Hapet thirrja për aplikime për Shkollat Verore në Universitetin Radboud, Holandë, për studentët PhD, kërkues shkencor dhe stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus+ KA171.

Shkollat verore do të organizohen:

  • në muajin qershor 2022;
  • në muajin korrik 2022;
  • në muajin gusht 2022;

Për më shumë informacion mbi kurset e Shkollës Verore referohuni linkut:

https://www.ru.nl/radboudsummerschool/courses/overview-courses-2022/

Pjesëmarrja në këto Shkolla përmban një kosto të përcaktuar, e cila do të zbritet nga granti Erasmus+. Për më shumë informacion mbi kompensimin referohuni linkut:

https://www.ru.nl/radboudsummerschool/application/scholarships/

Dokumentacioni për aplikim për studentët Ph.D.:

  • Kopje e pasaportës;
  • Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze);
  • Letër motivimi në gjuhën angleze duke përcaktuar edhe kursin që dëshironi të ndiqni, në përputhje me fushën tuaj;
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (IELTS 6.0, B2, TOEFL 550);
  • Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një mobil itet Erasmus+ (nëse po, ku);

Dokumentacioni për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

  • Kopje e pasaportës;
  • Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe);
  • Letër motivimi në gjuhën angleze;
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (IELTS 6.0, B2, TOEFL 550);
  • Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);

Afati për aplikim: 07 Mars 2022

Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të skanuara në formatin PDF dhe të dërgohen në adresën iro@unitir.edu.al .

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!