Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Aegean, në Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Aegean, në Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Aegean, në Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mësimdhënie dhe trajnim për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Aegean, në Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

https://www.aegean.gr/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;

 

Fusha e shkëmbimit:

https://erasmus.aegean.gr/en

Kohëzgjatja:

– 5 + 2 ditë;

 

Bursat përfshijnë:

 

– Kompensim ditor (160 Euro/dita);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

 

– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze /greke);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / greke);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet ku keni kryer mobilitet dhe periudhën për secilin);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx

 

Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

 

Afati për aplikim: 23 Dhjetor 2025, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Uni Education by Shark Themes