Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Nantes, Francë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023, në datat 5 - 9 qershor 2023. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Nantes, Francë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023, në datat 5 – 9 qershor 2023.

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Nantes, Francë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023, në datat 5 – 9 qershor 2023.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për trajnim për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Nantes, Francë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023, në datat 5 – 9 qershor 2023.

https://www.univ-nantes.fr/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim;

 

Fushat e shkëmbimit:

– Gjeografi;

Kohëzgjatja:

– 5 + 2 ditë;

Bursat përfshijnë:

-Kompensim ditor (160 Euro / dita);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për trajnim:

– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / frënge);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / frënge);

– Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet ku keni kryer mobilitet dhe periudhën për secilin);

– Plani i mobilitetit për trajnim;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx

 

Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

 

Afati për aplikim: 10 Prill 2023

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!