Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
https://www.hs-koblenz.de/rac/index
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Fushat:

a) Thirrje e hapur për mobilitet afatgjatë për personelin akademik (Fakulteti i Ekonomisë):

Kurset:
Periudha: 28 Mars 2025 – 26 Maj 2025
• 25.06 European Studies – B.A. course – Department of Economics and Social Sciences
• B25.1/2/3 International Career Building, B.A. course – Department of Economics and Social Sciences
• MA E 04 International Business and Cooperations – M.A. course – Department of Economics and Social Sciences.
Përveç mësimdhënies, stafi i ftuar do të jetë përgjegjës edhe për:

– Pjesëmarrjen si ligjërues i ftuar, pa kompensim shtesë, në kurse ose evente të tjera në të cilat ekspertiza ndërkombëtare e personelit mund të ndahet me fakultetin, stafin, studentët dhe/ose komunitetin;

– Mbajtjen e një seminari informues për universitetin e origjinës në koordinim me Gjuhët / Çështjet Ndërkombëtare.

Të gjitha kurset duhet të mbahen në anglisht (niveli B2-C1).

Bursat përfshijnë:

-Kompensim ditor 160 euro (pas ditës se 14 granti shkon në 70% të shumës);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:

– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe / angleze);
– Plan propozimi i mësimdhënies për lëndët e listuara më sipër.
Afati për aplikim: 14 Mars 2025, ora 11:00 (German time).
Dokumentat duhen dorëzuar të skanuara në e-mailin: International@rheinahrcampus.de dhe në cc të emailit adresa: iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!