Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Poznan të Ekonomisë dhe Biznesit, në Poloni, për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026, në Javën Ndërkombëtare në datat 3 – 7 Nëntor 2025. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Poznan të Ekonomisë dhe Biznesit, në Poloni, për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026, në Javën Ndërkombëtare në datat 3 – 7 Nëntor 2025.

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Poznan të Ekonomisë dhe Biznesit, në Poloni, për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026, në Javën Ndërkombëtare në datat 3 – 7 Nëntor 2025.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Poznan të Ekonomisë dhe Biznesit, në Poloni, për pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare të Mësimdhënies që ky universitet do të organizojë në datat 3 – 7 Nëntor 2025.

https://ue.poznan.pl/en/university/ 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

 

Fushat:

 

  • Ekonomi;
  • Informatikë;
  • Gjuhë e huaj (spanjisht, rusisht, frëngjisht dhe gjermanisht).

Kohëzgjatja:

  • 5+2 ditë

Për më shumë informacion:

 

https://ue.poznan.pl/pobierz/eFlFV1tcUFdcVnwJFgMIDgcBAwg/

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensim ditor (140 Euro/ditë);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

 

– CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze;

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim punësimi;

– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx

 

Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas në Rektorat.

Afati për aplikim: 12 Shtator 2025

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

 

 

 

Uni Education by Shark Themes