Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Šiauliai, Lituani, për pjesëmarrje në International Staff Week, në datat 13 – 17 Prill 2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Šiauliai, Lituani, për pjesëmarrje në International Staff Week, në datat 13 – 17 Prill 2026.

Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Šiauliai, Lituani, për pjesëmarrje në International Staff Week, në datat 13 – 17 Prill 2026.

https://svako.lt/en

 

Llojet e mobilitetit:

 

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ / administrativ për trajnim;

 

Fushat e shkëmbimit (për stafin akademik):

 

  • Punë sociale;
  • Administrim Biznesi;
  • Teknologji informacioni dhe komunikimi.

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin për stafin (140 EUR në ditë për stafin);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

 

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

 

– CV + Lista e publikimeve, për stafin akademik (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikatë e gjuhës së huaj;

– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet dhe periudhat për secilin mobilitet të kryer);

 

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim*;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx

 

*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 06 Mars 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

 

Uni Education by Shark Themes