Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, Turqi, për të marrë pjesë në aktivitetin “International Staff Week” që ata do të organizojnë në datat 20 – 24 Maj 2024. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, Turqi, për të marrë pjesë në aktivitetin “International Staff Week” që ata do të organizojnë në datat 20 – 24 Maj 2024.

Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, Turqi, për të marrë pjesë në aktivitetin “International Staff Week” që ata do të organizojnë në datat 20 – 24 Maj 2024.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, Turqi, për pjesëmarrje në Javën e tyre Ndërkombëtare në datat 20 – 24 Maj 2024.

https://www.cumhuriyet.edu.tr/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;

Kohëzgjatja:

– 5 ditë;

Fushat e mësimdhënies për stafin akademik:

https://erasmus.cumhuriyet.edu.tr/incoming/#degrees

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensim ditor (140 EUR për stafin);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:

 

– CV + Lista e publikimeve (për stafin akademik), në gjuhën angleze / turke;

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / turke);

– Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në gjuhën angleze / turke);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);

– Application form:

https://erasmus.cumhuriyet.edu.tr/erasmus/incoming/ka171-application-form/

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx

 

Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

 

 

Personeli duhet të aplikojë online në linkun:

https://erasmus.cumhuriyet.edu.tr/erasmus/incoming/ka171-application-form/

Afati për aplikim: 29 janar12 Shkurt 2024

Krahas aplikimit online, dokumentat duhen dorëzuar edhe dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!