Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, Turqi, për të marrë pjesë në aktivitetin “International Staff Week” që ata do të organizojnë në datat 12 – 16 Maj 2025. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, Turqi, për të marrë pjesë në aktivitetin “International Staff Week” që ata do të organizojnë në datat 12 – 16 Maj 2025.

Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, Turqi, për të marrë pjesë në aktivitetin “International Staff Week” që ata do të organizojnë në datat 12 – 16 Maj 2025.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, Turqi, për pjesëmarrje në Javën e tyre Ndërkombëtare në datat 12 – 16 Maj 2025.

https://www.cumhuriyet.edu.tr/ 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim; 

– Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për trajnim.

Kohëzgjatja:

– 5 ditë;

Fushat e mësimdhënies për stafin akademik:

https://erasmus.cumhuriyet.edu.tr/incoming/#degrees

 

Bursat përfshijnë: 

 

-Kompensim ditor (140 EUR për stafin);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:

 

– CV + Lista e publikimeve (për stafin akademik), në gjuhën angleze / turke; 

– Kopje e Pasaportës; 

– Foto elektronike;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / turke); 

– Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në gjuhën angleze / turke); 

– Certifikata e gjuhës së huaj; 

– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);

– Application form (aktiv në datat 27 Janar – 10 Shkurt):

https://erasmus.cumhuriyet.edu.tr/erasmus/incoming/ka171-application-form/ 

 

Personeli duhet të aplikojë online në linkun:

https://erasmus.cumhuriyet.edu.tr/erasmus/incoming/ka171-application-form/

Afati për aplikim: 10 Shkurt 2025 (23:59, Turkish time)

Krahas aplikimit online, dokumentat duhen dorëzuar edhe dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!