Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Evora, në Portugali, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2022-2023. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Evora, në Portugali, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2022-2023.

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Evora, në Portugali, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2022-2023.

 

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa shkëmbimi për studime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Evora, në Portugali për semestrin e parë të vitit akademik 2022-2023.

 

https://www.uevora.pt/


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Master;

Kohëzgjatja e bursave:

– Master (3 muaj);

Për më shumë informacion, referohuni në linket:

 

https://www.uevora.pt/en/study/Mobility/Mobility-Programmes

 

https://atendimento.sac.uevora.pt/kb/faq.php?cid=43&lang=en_US

 

Bursat përfshijnë: 

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (360 Euro);

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 

– Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-Application form, sipas linkut: https://siiue.uevora.pt/files/anexo_informacao/284069 ;

-CV (në gjuhën angleze); 
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti në gjuhën angleze;
-Listë notash (të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze;

-Letër rekomandimi në gjuhën angleze (së paku 1);

-Diploma dhe Certifikata kualifikimesh;
-Certifikatë e gjuhës së huaj;

 

Për studentët që trajtohen me ndihmë ekonomime duhet edhe vërtetimi përkatës.

 

Afati për aplikim: 31 Maj 2022

 

Aplikimi kryhet në linkun:

 

https://siiue.uevora.pt/files/anexo_informacao/284069

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!