Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Kalisz, në Poloni, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Kalisz, në Poloni, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Kalisz, në Poloni, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Kalisz, në Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

https://uniwersytetkaliski.edu.pl/en/home-page/ 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime; 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

Kohëzagjatja e bursave:

–  1 semestër;

Fushat e studimit:

– Administrim biznesi;

Katalogu i lëndëve:

Studentët mund të zgjedhin lëndët:

– Marketing Research (5 ECTS)

– Protection of the Population (5 ECTS)

– Entrepreneurship (5 ECTS)

– Strategic Management (5 ECTS)

– Alternative Dispute Resolution (ADR) Techniques (5 ECTS)

– Foreign Language (English) (2 ECTS)

– Human Resources Management (5 ECTS)

Bursat përfshijnë: 

– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut: 

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze;

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

-*Learning Agreement (minimumi 24 ECTS);

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit. 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Kalisz lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx  

Afati për aplikime: 16 Dhjetor 2024

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  formatin pdf në e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!