Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Mariborit, në Slloveni, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Mariborit, në Slloveni, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Mariborit, në Slloveni për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Master;

Kohëzgjatja e bursave:

– Bachelor (4 muaj);

– Master ( 4 muaj);

Fushat e studimit:

Për t’u njohur me fushat e studimit ju lutem referohuni linkut:

https://www.um.si/en/international/erasmus/Pages/Faculties-information.aspx

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze), formatin e të cilës e gjeni në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx (attachment 4);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1), formatin e së cilës e gjeni në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx (attachment 1);

-Deklaratë e nënshkruar  nga ana e aplikantit  mbi rezidencën, lindjen dhe nënshtetësinë, formatin e së cilës e gjeni në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx (attachment 3);

-Deklaratë e nënshkruar nga ana e aplikantit mbi mobilitete tashmë të përfunduara, formatin e së cilës e gjeni në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx (attachment 2);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Mariborit lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Për tu siguruar nëse i keni plotësuar të gjitha dokumentat ju lutem kontrollojini ato me Cheklist-ën, të cilën e gjeni në linkun e mëposhtëm:

http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx 

Studentët duhet të aplikojnë online në linkun e Universitetit të Mariborit:

https://studentexchange.um.si/ADPrijava.aspx 

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze), formatin e të cilës e gjeni në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx (attachment 4);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1), formatin e së cilës e gjeni në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx (attachment 1);

-Deklaratë e nënshkruar  nga ana e aplikantit  mbi rezidencën, lindjen dhe nënshtetësinë, formatin e së cilës e gjeni në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx (attachment 3);

-Deklaratë e nënshkruar nga ana e aplikantit mbi mobilitetet tashmë të përfunduara, formatin e së cilës e gjeni në linkun: http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx (attachment 2);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Mariborit lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Për t’u siguruar nëse i keni plotësuar të gjitha dokumentat ju lutem kontrollojini ato me Cheklist-ën, të cilën e gjeni në linkun e mëposhtëm:

http://www.um.si/en/international/credit-mobility/Pages/Application-procedure.aspx 

Studentët duhet të aplikojnë online në linkun e Universitetit të Mariborit:

https://studentexchange.um.si/ADPrijava.aspx 

Për të shkarkuar informacionin në format PDF klikoni në adresën:

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Mariborit, në Slloveni, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020

 

Afati për aplikim: 17 Tetor 2019

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!