Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Salzburgut, në Austri, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Salzburgut, në Austri, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Master;
Fusha e studimit:
– Shkenca politike;
Kohëzgjatja e bursave:
– Master (5 muaj);
Informacion për studentët:
https://www.uni-salzburg.at/index.php?id=209926&MP=93-44799
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
-CV (në gjuhën angleze/gjermane);
-Kopje e pasaportës;
-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/gjermane);
– Diplomë e nivelit Bachelor (në fushën: Shkenca politike ose Marrëdhënie Ndërkombëtare);
-Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/gjermane);
-Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/gjermane);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/ gjermane;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2/Gjermanisht B2);
Afati për aplikim: 20 Dhjetor 2020.
Dokumentet duhet të dërgohen të skanuara në një file të vetëm në formatin PDF në postën elektronike të Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë UT: iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!