Hapet thirrja për bursa në kuadër të programin Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Saarland, Gjermani për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie dhe trajnim, në Universitetin Saarland, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
https://www.uni-saarland.de/nc/en/home.html
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie dhe trajnim (4 hours teaching + 4 hours training);
Kohëzgjatja e bursave:
- 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
Fushat e mësimdhënies:
- Gjuhë angleze;
- Gjuhë gjermane;
https://www.uni-saarland.de/en/study/programmes.html
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor (140 EUR për stafin);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / gjermane, në varësi të gjuhës që do të zhvillohet mobiliteti);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / gjermane në varësi të gjuhës që do të zhvillohet mobiliteti);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht / Gjermanisht B2);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitet Erasmus+ (nëse po, duke cituar periudhat dhe universitetin për secilin mobilitet të kryer);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx
*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 10 Mars 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
